Sonte dy çerekfinalet tjera në Ligën e Kampionëve

Pas dy ndeshjeve të para që u zhvilluan dje mes Juventusit dhe Real Madrid si dhe mes Sevillës dhe Bayern, të cilat përfunduan me fitoret e mysafirëve, sot do të zhvillohen dy ndeshjet tjera çerekfinale në Champions League.

Barcelona do të presë në Camp Nou, skuadrën Italiane të Romës. Ndeshje ku favorit do të jetë skuadra blaugrane.

Në pesë ndeshjet e fundit mes këtyre skuadrave Barcelona ka dy fitore, dy ndeshje kanë përfunduar me rezultat të barabartë dhe vetëm një fitore për italianët.

Ndeshja tjetër do të jetë derbi anglez mes Liverpoolit dhe Manchester Cityt, ndeshje kjo e cila zhvillohet në “Anfield” të Liverpooli-t.

Një derbi anglez që rrallë shihet në Champions League. Në ndeshjen e fundit të zhvilluar mes këtyre dy skuadrave ekipi i Jurgen Klopp ka arritur ta mposhtë ekipin e Guardiolës me rezultat 4:3, andaj kjo pritet të jetë një ndeshje ku spektakli nuk do të mungojë.