Sony ka shitur 25 milionë konsola PS5

Për gjysmën e parë të vitit Sony ka shitur 5.7 milionë njësi, pothuajse aq sa kishte shitur vitin e kaluar prej 5.6 milionë.

Në raportin më të fundit financiar, Sony tha se ka shitur 3.3 milionë PlayStation 5 për tre mujorin e tretë të vitit, po aq sa kishte shitur vitin e kaluar.

Shifrat më të fundin e sjellin totalin e PS5 të shitura në 25 milionë që nga debutimi. Megjithatë të dhënat më të fundit, tregojnë se objektivi i 18 milionë PS5 të shitura për 2022 është deri diku i paarritshëm.

Për gjysmën e parë të vitit Sony ka shitur 5.7 milionë njësi, pothuajse aq sa kishte shitur vitin e kaluar prej 5.6 milionë.

Ende të ardhurat janë rritur me 12% në 4.92 miliardë dollarë falë rritjes edhe të çmimit të PS5 në fillim të vitit. Por fitimi i kompanisë ka rënë me 49% për shkak të blerjeve të fundit të kompanisë.

Vitin e kaluar Sony ka shitur 11.5 milionë konsola dhe shitjet për 2022 pritet të ngelen të pandryshuara për nga sasia. Megjithatë kompania varet nga shitjet e fundivitit dhe nëse do të arrijë të përballojë kërkesën, një problem që ka ndjekur kompaninë që kur PS5 ka mbërritur. /PCWorld Albanian