Sony nuk arrin objektivat e shitjeve të PS5

Në total janë shitur 54.8 milionë konsola PS5. Për vitin fiskal 2022 Sony shiti 19.1 milionë PS5. Në Dhjetor kompania tha se ka shitur 50 milionë njësi PS5 përgjatë tre viteve.

Sony ka ulur pritshmëritë për shitjet e PlayStation 5 për vitin fiskal 2023 ndërsa tashmë parashikon që do të shiten 21 milionë njësi në vend të 25 milionë.

Pavarësisht se postoi të ardhura financiare rekord në fund të 2023 dhe shiti 8.2 milionë PS5 gjatë tre mujorit të tretë të 2023, Sony ka shitur 16.4 milionë konsola deri në këtë moment për vitin fiskal 2023.

Në total janë shitur 54.8 milionë konsola PS5. Për vitin fiskal 2022 Sony shiti 19.1 milionë PS5. Në Dhjetor kompania tha se ka shitur 50 milionë njësi PS5 përgjatë tre viteve.

Konkurrenca në tregun e konsolave pritet të rritet në 2024. Drejt fundit të vitit pritet që Microsoft të lançojë modele të rifreskuara të Xbox Series S dhe një model Xbox Series X pa disk por me dyfishin e hapësirës së modelit ekzistues.

Edhe Nintendo pritet të rifreskojë konsolën tashmë 7-vjeçare Switch.