Soros ikën përfundimisht nga Budapesti

Fondacioni Soros i jep fund veprimtarisë në Hungari, duke akuzuar Budapestin për shtypjen e shoqërisë civile.  Nga ana tjetër kryeministri Viktor Orban akuzoi në mënyrë të përsëritur manjatin për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit.

“Duke u përballur me një mjedis gjithnjë e më represiv politik dhe ligjor në Hungari, fondacioni “Soros” do të largojë stafin ndërkombëtar nga Budapesti në Berlin’ konfirmoi grupi të martën përmes një deklarate për shtyp.

Patrick Gaspard, presidenti i Fondacionit Soros në Hungari akuzoi Budapestin se ka denigruar dhe keqintepretuar punën duke shtypur shoqërinë civile “për hir të përfitimit politik.”

Fondacioni i Shoqërisë së Hapur nisi projektet në 1979  ndërsa në Hungari u vendos në 1984. Fondacioni vepron në 100 shtete në të gjithë globin me 26 zyra rajonale dhe kombëtare dhe me një shpenzim vjetor 940 milionë dollarë.