Sot fillon faza e eliminimit direkt në Kupën e Botës

Ka përfunduar faza e grupeve në Kupën e Botës, por pa humbur fare kohë do të nis ajo e eliminimit direkt.

Pasi janë mësuar të gjitha çiftet në 1/8 e finales, sot do të luhen dy takimet e para.

Takimet e fazës së eliminimit direkt do të zhvillohen në dy orare të ndryshme, nga ora 16:00 dhe nga ora 20:00 me kohën tonë lokale.

Holanda do të përballet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ndeshjen e parë me fillim nga ora 16:00.

Ndërkohë nga ora 20:00 në aksion do të jetë shtatë herë fituesi i ‘Topit të Artë’, Lionel Messi.

Ylli argjentinas me Kombëtaren e tij Argjentinën do të përballet me Australinë.