Sot gjysmëfinalja e parë Francë – Belgikë

Sot do të luhet gjysmë-finalja e parë e botërorit të Rusi 2018.

Në këtë ndeshje do jetë përballë Franca me Belgjikën. Franca vjen pasi eleminoi Uruguain me rezultatin e pastër 2-0, kurse Belgjika pasi eleminoi Brazilin me rezultatin 2-1.

Të dy ekipet do zbresin në fushë me formacionet më të mira. Ajo që theksohet është mungesa e Meunier tek Belgjika. Mbrojtësi i djathtë do mungojë për shkak të pëzullimit të kartonave, kurse nga kampi francez është në dyshim aktivizimi i Umtiti pas një dëmtimi të vogël muskular.

Belgjika është për herë të dytë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, pasi më parë ka shkuar deri këtu në vitin 1986, ku u mposht nga Argjentina e udhëhequr nga Maradona.

Roberto Martinez nuk e ka provuar shijen e humbjes si trajner i Belgjikës në të 23 ndeshjet që ka qenë në stol. Humbja e fundit e belgëve ka qenë ndaj Uellsit në çerekfinalen e Euro 2016.

Belgjika ka shënuar 14 gola në “Rusi 2018”, më shumë se çdo ekip tjetër.

Belgjika ka nëntë futbollistë të ndryshëm që kanë shënuar gol në këtë Botëror. Vetëm Italia në vitin 2006 dhe Franca në vitin 1982 kanë pasur më shumë golashënues të ndryshëm në një Kupë të Botës, 10 të tillë.

Romelu Lukaku ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë tre asiste në 13 ndeshjet e fundit të luajtura me Belgjikën.

Thomas Meunier do të jetë i skualfikuar te Belgjika, si pasojë e shumës së kartonëve të verdhë.

Franca do të luajë për herë të gjashtë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Dy herë ka shkuar deri në finale, 1998 dhe 2006.

Franca ka shënuar në secilën prej gjashtë goditjeve të fundit që ka bërë drejt portës kundërshtare,

Antoine Griezmann ka shënuar shtatë gola në gjashtë ndeshjet e fundit me eliminim direkt që ka luajtur në veprimtaritë madhore.

Franca ka pësuar katër gola në pesë ndeshje të luajtur në “Rusi 2018”, tre prej të cilëve kundër Argjentinës në 1/8-t e finaleve.

73 ndeshje ka pasur mes Francës dhe Belgjikës në të kaluarën. Belgët janë në avantazh me 30 fitore, 19 sfida janë mbyllur në barazim, ndërsa Franca ka 24 fitore