Sot hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID

Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja të caktuara nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Qeveria ka njoftuar kufizimet e reja nëpërmjet një konference shtypi të mbajtur të dielën nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Në kuadër të masave, të gjithë personat mbi 12 vjeç do të duhet që t’i ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy doza për udhëtim me mjetet e transportit publik dhe atij privat, si dhe për hyrje në qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë.

Gjithashtu, që nga 3 janari dëshmitë e vaksinimit të plotë do t’u kërkohen të gjithë udhëtarëve që hyrje në Republikën e Kosovës. Ndërkaq ministri Latifi ka bërë të ditur se sot do të mblidhet edhe Komiteti për pandeminë, me qëllim që të diskutojë për mundësinë e administrimit të dozës së tretë, përforcuese të vaksinës.