Sot zhvillohet miqësorja e futbollit Kosovë – Gjermani

Sot më fillim nga ora 13:00, do të zhvillohet ndeshja miqësore mes futbollisteve veteranë të Kosovës dhe atyre të Gjermanisë.

Kjo ndeshje është organizuar nga FFK & Liga e Vetaranëve të Futbollit të Kosovës dhe është pjesë e kalendarit të aktiviteteve të MKRS-së për 15-vjetorin e pavarësisë. transmeton IndeksOnline.

Aty do të luajnë emrat e njohur të futbollit të Kosovës si dhe yje të dikurshme të futbollit të Gjermanisë.

Pjesë e ekipit gjerman janë emra të njohur, si Felix Magath, Rudi Bommer, Thomas Helmer etj.

Ndeshja do të zhvillohet më 18 shkurt në Kampi Nacional në Hajvali më fillim nga ora 13:00.