Sot zhvillohet Superkupa e Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit

Prishtina dhe Llapi do të takohen sot (e marte) në kaudër të Superkupës së Kosovës

Ndeshja mes kampionit të Superligës dhe fituesit të Kupës do të fillojë në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Prishtina po rikthehet në garat vendore, pas një ecuri që mund të thuhet se ishte pozitive në garat ndërkombëtare, pasi luajti në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve, më pas në ato të Ligës së Konferencës.

Në anën tjetër, Llapi bëri daljen e parë në Evropë, mirëpo nuk pati edhe aq shumë të arritura, gjersa do të tentojë të fitojë Superkupën e Kosovës.

Kujtojmë se para takimit, do të jetë edhe një moment historik për futbollin tonë, pasi do të inkuadrohet për herë të parë VAR-i (Video Asistenti i Gjyqtarëve).