Spanja emëron trajnerin e ri

Federata e Futbollit të Spanjës ka zgjedhur Luis de la Fuente si trajnerin e ri të kombëtares.

Trajneri i ri do të debutojë në mars në fazën kualifikuese për Euro 2024 dhe do të drejtojë dy ndeshjet e para kundër Norvegjisë dhe Skocisë, përcjellë KosovaPress.

Ai vjen si pasues i Luis Enriques i cili u shkarkua pas dështimit në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Katar ku u eliminua nga Maroku.