Spektakël i Mbappes për fitoren e Real Madridit

Superylli francez, Kylian Mbappe, ka shkëlqyer të mërkurën mbrëma për ta udhëhequr Real Madridin drejt fitores ndaj Olympiacosit në Greqi.

Në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës në Champions, Madridi fitoi 4:3 ndaj Olympiacosit.

Të gjithë katër golat i shënoi Mbappe. Ai e kompletoi “hat-trickun” për shtatë minuta, nga e 22-ta deri në të 29-tën. Tjetër gol francezi shënoi në minutën e 60-të.

Chiquinho në minutën e tetë, Mehdi Taremi në të 52-tën dhe Ayoub El Kaabi në minutën e 81-të i shënuan golat për skuadrën greke.

Për Real Madridin është fitorja e katërt. Me 12 pikë mban vendin e pestë në tabelë.