Spektakli i bigbrother-it është opium për popullin

Latif Mustafa

Spektakli i bigbrother-it është opium për popullin.
Të paktën ky i modelit që jepet në Kosovë.
Është një përpjekje për ta dehur e plaçkitur kohën e një populli të varfur nga disa oligarkë të kamur.
Është tendencë e shpifur të promovimit të personaliteteve të gabuara, arritjet e të cilëve mund të ngjehen veç në saje të klikimeve të budallallëqeve të tyre në rrjetet sociale.
Mbi të gjitha promovimi i voajerizmit, skandalit dhe budallallëkut, frymës së preokupimit ku privatësia e tjetrit vazhdon të mbetet preokupim publik i ynë.
Nuk është me rëndësi vetja, por me rëndësi është një tjetër krejt i parëndësishëm.
Në fund krejt, edhe pse ka shumë gjëra për të shtuar, ky spektakël në formën dhe mënyrën e organizimit të tij, është një strukturë tjetër pushteti, një tentakul , një lloj dispozitivi që përmes shpërfaqjes së një traume subkoshiente, dikush përpiqet ta vëjë këtë popull në gjumë dhe ta kontrolloj.

Nga: Latif Mustafa