Spotify godet ashpër komisionin e 27 përqind të Apple në App Store

Apple aplikon komisione 30 përqind për përdorimin e sistemit edhe pse zhvilluesit e vegjël paguajnë rreth 15 përqind ndërsa 85 përqind e tyre nuk paguajnë asnjë komision.

Spotify ka nisur një sulm të papritur ndaj komisionit 27 përqind që Apple aplikon për transaksionet në iOS. Ditën e Mërkure, Apple njoftoi se do të lejonte zhvilluesit e aplikacioneve të shisnin produkte në jashtë dyqanit të saj të aplikacioneve por vetëm nëse ende paguajnë komisionin.

Spotify tha se ky vendim ishte një marrëzi dhe akuzoi Apple se po bën gjithçka për të mbrojtur fitimet e saj. Gjiganti i iPhone zbuloi skemën e re në SHBA në përgjigje të një beteje të gjatë ligjore me zhvilluesin e Fortnite Epic Games.

Gjykata vendosi në favor të Apple në shumë raste, por kundërshtoi praktikën e kompanisë që nuk lejon zhvilluesit të vënë në dijeni përdoruesit e tyre për mënyra ë tjera pagesash dhe të përdorin sisteme alternative pagesash krahas App Store.

Apple aplikon komisione 30 përqind për përdorimin e sistemit edhe pse zhvilluesit e vegjël paguajnë rreth 15 përqind ndërsa 85 përqind e tyre nuk paguajnë asnjë komision.

Në përgjigje të vendimit të gjykatës, Apple prezantoi një rregullore të re ku njerëzit mund të blejnë shërbime dhe aplikacione pa përdorur sistemin e saj, por zhvilluesit do të tarifohen 27 përqind komision.

Kompania thotë se rregullorja është në përputhje me vendimin e gjykatës duke shtuar se zhvilluesit e App Store përfitojnë nga shërbimet e Apple.

Disa prej përfitimeve janë jo vetëm reklamimi i produkteve të tyre por edhe ofrimi i një ambienti të sigurte shkarkimi aplikacionesh dhe blerjesh për përdoruesit.

Spotify ka reaguar me zemërim duke thënë se politika e re është një goditje ndaj gjykatës e cila po përpiqet të garantojë konkurrencë.