Spotify rrit çmimet në disa tregje

Çmimet do të rriten edhe në tregun e saj më të madh në botë, në SHBA, në fund të vitit sipas raportit.

Spotify synon të rrisë çmimet e planeve të saj me 1-2 dollarë në muaj në pesë tregje përfshirë Britaninë, Australinë dhe Pakistanin në fund të muajit Prill raportoi Bloomberg ditën e Mërkure.

Çmimet do të rriten edhe në tregun e saj më të madh në botë, në SHBA, në fund të vitit sipas raportit.

Kompania gjithashtu do të shesë një plan bazik i cili ofron muzikë dhe podkaste – por jo audiolibra – për 11 dollarë në muaj, aq sa kushton plani individual Premium.

Aktualisht kompania shet një plan Premium individual për 10.99 dollarë në muaj, një plan duo për 14.99 dollarë në muaj dhe një plan 16.99 dollarë familjar në SHBA.

Nën skemën e re planet individuale do të rriten me 1 dollarë në muaj ndërsa duo dhe family me 2 dollarë në muaj.