Sqarohet ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi, cili është rreziku?

Profesor Dr. Florian Bieber nga Universitëti i Studimeve Juglindore në Graz të Austrisë, ka treguar për Euronews çfarë saktësisht mund të sjellë ndryshimi i kufijve mes Serbisë dhe Kosovës dhe përse Bashkimi Europian thotë se ridizenjimi i kufijve mund të prodhojë dhunë etnike me të cilën u përball rajonin në vitet 1990.

Bieber thotë se modifikimet do të jenë “më shumë të komplikuara në praktikë sesa në ide”

Duke u nisur nga debatet paraprake, zonat kryesore që janë përfshirë në diskutim përfshijnë katër komuna në pjesën veriore të Kosovës të cilat janë të banuara me popullsi serbe.

Leposavic, Zvecan, Zubin Potok dhe Mitrovica e Veriut, “nuk kanë qenë plotësisht nën qeverisjen e Kosovës qysh se ajo fitoi pavarësinë”, sipas Bieber.

Ai thotë se skenari më i mundshëm, që nuk është bërë zyrtar nga asnjëri prej vendeve, përfshin këto katër komuna ti jepen Serbisë.

Bujanovci dhe Presheva, komuna në Serbi të banuara kryesisht me popullsi shqiptare t’i jepen Kosovës është një mundësi, sipas profesorit.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi megjithëse deklaruan se nuk e pëlqejnë “njëri tjetrin” në Forumin Evropian në Alpbach në Alpet e Austrisë u prezantuan në një front kur i kërkuan BE-së t’i mbështesë për çështjen e kufijve.

“Unë mendoj se të dy janë të motivuar nga mbijetesa politike personale dhe e pushtetit” thotë Bieber.

“Nuk mendoj se ata janë të merakosur për implikimet e mëdha politike”, ka shtuar ai.

Qeveria e Serbisë shpreson të përdorë marrëveshjen si rrugë të përshpejtimit të pranimit në BE, për të cilat është në bisedime. Ndërsa për Thaçin , kjo do t’i hapte rrugë Kosovës të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara.

Pse duhet BE të ndalojë përpjekjen?

“Është një strategji e rrezikshme” shpjegon Bieber – “diçka që është dukur e paarritshme më parë, por që papritmas bëhet e mundshme”.

Ata që ëndërrojnë për të ndryshuar kufijtë, mund të bëhen më të vendosur në kërkesën për ndryshim, sipas profesorit.

Ai thotë se ka “një rrezik të konsiderueshëm” që zonat në Bosnjë mund të ridefinohen, bashkë me Maqedoninë dhe Malin e Zi, që i përkasin këtij rajoni e të cilat nuk janë sfidë e tanishme por që kanë qenë në të kaluarën

Kufijtë radhë mund të ndahen qartësisht. “Do të ketë gjithmonë njerëz në anën e gabuar” tha ai shkruan euronews.

Vuçiç ka interes të mbajë këtë çështje në axhendë politike sesa të merret me reformën politike që janë çështje më të ndjeshme” ka thënë Bieber.

Ai ka thënë se marrëveshja është më e besueshme tani se ishte gjashtë muaj më parë, por që sfida e të dy liderëve të pajtohen në detajet e shkëmbimit “në vend se vetëm të flasin për të” do të ishte pika reale e kthesës.