Stadiumet në Gjermani pa tifozë për një vit e gjysmë

Tifozët e futbollit në Gjermani do të duhen të presin edhe shumë muaj për t’i ndjekur ndeshjet nga stadiumit, gjithnjë sipas ekspertëve.

Mediet gjermane raportojnë se shumë njohës rekomandojnë që të mos hapen stadiumet për tifozët në një të ardhme të afërt, shkaku i rreziku të COVID-19.

Klubet gjermane kanë filluar stërvitjet, duke planifikuar rikthimin e Bundesligës pas përfundimit të masave të vendosura nga shteti gjerman.

Por, rikthimi i futbollit, nuk do të bëjë që të hapen stadiumet për tifozët, ku rekomandohet që sa paku deri në një vit e gjysmë, tifozët të mos lejohen brenda tyre.

Futbolli në Gjermani, si në shumë vende tjera të Evropës, është pezulluar nga mesi i marsit.