Stamboll, arrestohen 14 të dyshuar si anëtarë të grupit terrorist DEASH

Të paktën 14 të dyshuar u arrestuan në Stamboll për lidhje të dyshuara me grupin terrorist DEASH dhe zonat e konfliktit, tha një burim sigurie, transmeton Anadolu Agency (AA).

Njësitë krahinore kundër terrorizmit më 11 qershor bastisën njëkohësisht 20 adresa në 13 rrethe të Stambollit dhe kryen arrestimet, tha burimi në kushte anonimiteti.

Në vitin 2013, Turqia u bë një nga vendet e para që shpalli DEASH-in grup terrorist.

Vendi është sulmuar nga grupi terrorist shumë herë, me mbi 300 njerëz të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur në të paktën 10 sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bomba dhe katër sulme të armatosura.

Si përgjigje, Turqia nisi operacione antiterroriste brenda dhe jashtë vendit për të parandaluar sulme të mëtejshme. /aa