Stamboll – Filloi Asambleja e Përgjithshme e Forumit Rinor Islam

Përfaqësues nga 56 vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OIC) marrin pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme që do të zgjasë dy ditë në Stamboll.

Asambleja e 4-te e Përgjithshme e Forumit Rinor të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) filloi punimet në Stamboll të Turqisë.

Kreu i Forumit Rinor të OIC, Taha Ayhan, do t’u prezantojë anëtarëve të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OIC) një raport mbi aktivitetet dhe strategjinë e forumit.

Në Asamblenë e Përgjithshme marrin pjesë përfaqësuesit e 56 vendeve anëtare të organizatës (OIC). Ndër temat që do të diskutohen janë: strategjia rinore e Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OIC), zhvillimi i të rinjve, forcimi ekonomik, si dhe çështjet e kulturës, artit, sportit dhe mjedisit.

Me vendet anëtare do të ndahen statistikat dhe konkluzionet konkrete që janë nxjerrë nga projektet e zhvilluara në këto fusha.

Asambleja e Përgjithshme do të përfundojë punën e saj të enjten, më 26 gusht, pas miratimit të vendimeve të Forumit (ICYF), diskutimin e çështjeve që kanë të bëjnë me kalendarin e zgjedhjes së kryetarit të radhës dhe mekanizmat e asamblesë së përgjithshme. /trt