Stamboll, turistët të mahnitur nga “Pallati nën ujë”

STAMBOLL (AA) – Qindra turistë u mblodhën sot në mëngjes në hyrje të Bazilikës Sternë në Stamboll për të vizituar disa nga sternat më të mëdha të ndërtuara në nëntokë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sterna, të cilën e quajnë edhe “Pallati nën ujë”, është ndërtuar në shekullin e gjashtë gjatë sundimit të mbretit bizantin Justiniani, ku me rritjen e qytetit siguronte ujë të pijshëm.

Disa dokumente të lashta tregojnë se në ndërtimin e sternës, e vendosur rreth 150 metra nga ndërtimi histori Aja Sofja në sheshin Sulltan Ahmet, janë angazhuar 7.000 punëtorë.

Dhoma e madhe është e mbushur me radhë shtyllash dhe harqe të tullave, si dhe me mure të trashë prej 3.5 metrave.

Kapaciteti i paraparë i dhomave është 100.000 ton ujë, por sot fundi i saj është i mbuluar me disa centimetra ujë. Për turistët pjesa më interesante e “Pallatit nën ujë” janë gurët e kokës së Meduses, të cilat janë të orientuara 90 dhe 180 shkallë.