Stano: Për situatën në veri do të reagojmë nëse është e nevojshme

Bashkimi Evropian ka reaguar pas shpërthimit të një granate dore në Lagjen e Boshnjakëve në veri të vendit.
Lidhur me këtë rast Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se janë të shqetësuar për situatën e tensionuar në veri të vendit.

“Jemi të shqetësuar për vazhdimin e situatës ku nuk ka një de-përshkallëzim të tensioneve. Dua të ripërsëris se jemi duke e përcjell me shqetësim situatën dhe do të reagojmë me kohë në rast se është e nevojshme”, është shprehur Stano.

Po ashtu lidhur me këtë rast ka ardhur reagimi edhe nga ana e Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se urdhëri për këtë sulm ka ardhur nga ana e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfirmuar se pas mesnatës të së enjtes në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, ka pasur një shpërthim.

Ai ka thënë se dyshohet se shpërthimi ka të bëjë me granatë të dorës M75.