Statistikat e fundit përpara derbit Arsenal – Chelsea

Arsenali po kalon në një moment të vështirë në Premier Ligë duke rënë nga pozita e parë në renditjen tabelare.

Ekipi i Mikel Arteta, në pesë ndeshjet e fundit në ligën angleze ka vetëm një fitore, tri barazime dhe një humbje që e pësuan nga kandidati tjetër për titull, Manchester City.

Chelsea në anën tjetër në pesë ndeshjet e fundit ka po aq humbje, duke përjetuar një nga krizat më të mëdha në historinë e klubit.

Në ndeshjen e parë ndërmjet tyre këtë sezon, që u zhvillua në nëntor të vitit 2022, ‘Topçinjtë’ fituan me rezultat minimal 0-1.

Aktualisht, Arsenal gjendet në pozitën e dytë në tabelë me 75 pikë të grumbulluara, ndërsa Chelsea është në vendin e 12 me 39 pikë.

Derbi i Londrës zhvillohet sot me fillim nga ora 21:00 në ‘Emirates’.