Stavileci: “Kosova e Re” do t’i punësojë 10 mijë persona

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka thënë se projekti “Kosova e Re” do ta shtojë për 2% rritjen ekonomike, që është, sipas tij, një kapërcim mjaft i madh sasior dhe cilësor.

Ai ka thënë për “Epoka e re” se gjatë ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re” do të punësohen deri 10 mijë persona, kurse 550 pas ndërtimit, kur të futet në funksion.

Stavileci ka folur edhe për asetin human të cilin e ka Kosova, e që, sipas tij, krijon përparësi krahasuese për vendin tonë dhe për kuadrot që duhet të ketë shteti për përfaqësim në arbitrazhe ekonomike ndërkombëtare.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik potencoi se Kosova nuk qëndron aq mirë sa iu përket kuadrove për përfaqësim në arbitrazhe ekonomike ndërkombëtare.