Pse opozita e meriton dhe ajo një përgjigje të ashpër po si pushteti
Në një logjikë politike, vala e revoltës studentore ndaj qeverisë duhet të ketë si stacion edhe vetë opozitën, selinë e saj. Kjo opozita që kemi sot është më e turpshmja që ka patur Shqipëria, po aq sa qeveria. Ajo jo vetëm s’është e s’mund të jetë alternativë pushteti, por prirja e saj për pushtet është dhe më fyese se vetë prirja e qeverisë për ta në mbushur mendjen se po qeverisë nën aspirata shqiptarëdashëse.
Po ashtu, deklarimet e kreut të saj plak, më të pahonepsshëm se kurrë, janë po aq të këllirta sa ato të kryeministrit në plakje e sipër. Mjaft që njëri ka nevojë për tjetrin dhe anasjelltas, edhe pse urrehen mes vedi. Por padyshim që janë pjesë e një të keqeje kombëtare që të dy.
Ndaj, student trima, dilni pak andej nga SHQUP-i dhe jepni një dru të mirë opozitës! Thënë troç: kalleni dhe atë siç e meriton! /tesheshi.com/





