Studentët bllokojnë anëtarët e Këshillit të Etikës, kërkojnë vendimmarrje

Për të tretën herë, studentët kanë bllokuar daljen e anëtarëve të Këshillit të Etikës nga Universiteti i Prishtinës. Kërkesa e tyre është që të merret vendim për rastin e denoncimit për ngacmim seksual, të 27 studenteve, ndaj profesorit Xhevat Krasniqi.

Këshilli i Etikës në UP mban seancë të hapur dëgjimore për denoncimin e 27 studenteve

Për herë të parë Këshilli i Etikës në Universitetin e Prishtinës është duke mbajtur seancë dëgjimore të hapur duke ua lejuar praninë mediave, mirëpo duke ua ndaluar incizimin.

Seanca dëgjimore është duke u mbajtur për denoncimin e 27 studenteve ndaj profesorit Xhevat Krasniqi.

Në seancë u dëgjuan tre studentë, dekani i Fakultetit të Edukimit, Blerim Saqipi dhe prodekani në Fakultetin e Mjekësisë, Valon Krasniqi.

Në seancë drejtuesi i Këshillit të Etikës, Izet Morina, kërkoi nga menaxhmenti i Fakultetit të Mjekësisë t’i verifikojë nënshkrimet si dhe të nxjerr raportet e vleresimit të studentëve ndaj profesorit.