Studentët “i japin infuzion” UP-së

Para Fakultetit të Arteve është shpalosur instalacioni “Protesta”, qëllimi i së cilës ishte kundërshtimi i gjendjes në të cilët ndodhet sistemi i Universitetit të Prishtinës.

Studentët përmes këtij instalacioni i dhanë një ‘infuzion’ këtij fakulteti me qëllim që situata në Universitetin e Prishtinës ‘të kthjellohet’ dhe kështu përsëri ky institucion i lartë arsimor të jetë në këmbë.

Ata përmes një shkrese thanë se UP është në gjendje ‘kome’ duke filluar nga mos mbajtja e mësimit me rregull, neglizhenca dhe jo profesionalizmi nga profesorët, kuadri jo i duhur, mungesa e hapësirave, keq menaxhimi i fondeve.

Studentët thonë se në pamundësi të ndryshimit të rrethanave të mënyrës së funksionimit të UP-së, përkatësisht Fakultetit të Arteve është ofruar ‘një terapi’ për këtë fakultet.

Pas përfundimit të kësaj performance, studentët e kanë larguar instalacionin e vendosur në objektin e Fakultetit të Arteve.