Studim: Virusi Zika shëron kancerin e trurit

Një virus i rrezikshëm që shkakton dëme në trurin e foshnjave mund të përdoret në mënyrë të pabesueshme për trajtimin e kancerit të trurit tek të rriturit.

Deri tani, Zika është parë vetëm si një kërcënim global shëndetsor, jo si një ilaç. Por studimet e fundit tregojnë se virusi mund të infektojë efektivisht dhe të vrasë qelizat kancerogjene që janë kuruar në trurin e të rriturve, raporton BBC.

Prova është bërë tek minjtë nga shkencëtarët amerikanë dhe injeksioni Zika tkurri plotësisht tumoret agresive tek ata, për më tepër qeliat e tjera të trurit mbetën të padëmtuara.

Eksperimenti tek njerëzit është akoma shumë larg, por ekspertët besojnë se virusi Zika mund të injektohet në të njëjtën kohë si operacioni për të hequr tumoret që rrezikojnë jetën, raporton Journal of Experimental Medicine.

Trajtimi ‘Zika’ po punon gjithashtu me mostrat e qelizave njerëzore në laborator.

Ka shumë lloje të ndryshme të kancerit në tru. Glioblastomas janë më e zakonshmet tek të rriturit dhe një nga më të rejat për t’u trajtuar.

Ata janë në rritje të vazhdueshme dhe përhapen në tru, duke bërë të vështirë për të kuptuar se ku përfundon tumori dhe ku fillon indi i shëndetshëm. Radioterapia, kimioterapia dhe kirurgjia mund të mos jenë të mjaftueshme për të hequr këto kancere invazive.

Por hulumtimi i fundit në minj të gjallë dhe mostra të dhuruara të indeve të trurit të njeriut tregon se terapia Zika mund të vrasë qelizat që kanë tendencë të rezistojnë ndaj trajtimeve aktuale.

Truri i foshnjave ka shumë qeliza të burimore, kjo ndoshta shpjegon se përse Zika mund të jetë kaq e dëmshme për to, thonë studiuesit.

Ndërsa truri tek të rriturit, ka shumë pak qeliza burimore. Kjo do të thotë se trajtimi Zika shkatërron vetëm qelizat burimore të trurit që shkaktojnë kancer pa shkaktuar shumë dëme kolaterale./Mesazhi/