Stuhitë shkatërrojnë strehimoret në Gaza, ndërsa Izraeli vazhdon të bllokojë ndihmat

Stuhitë e forta me erë dhe shi kanë shkatërruar strehimoret e improvizuara në Rripin e Gazës, duke përkeqësuar edhe më tej gjendjen humanitare, ka njoftuar një agjenci e Kombeve të Bashkuara.

Sipas OKB-së, tendat e ngritura për civilët e zhvendosur janë dëmtuar rëndë ose janë rrëzuar nga erërat e forta dhe reshjet e shiut, ndërkohë që furnizimet me materiale strehimi vazhdojnë të mos lejohen të hyjnë në enklavë.

Agjencia thekson se bllokimi i ndihmave nga Izraeli po i lë mijëra familje pa mbrojtje minimale nga kushtet e ashpra të dimrit, duke rritur rrezikun për shëndetin dhe jetën e civilëve, veçanërisht të fëmijëve dhe të moshuarve. /mesazhi