Suedia dëshiron “marrëdhënie të mira” me Turqinë

Pal Jonson

Ministri i Mbrojtjes i Suedisë, Pal Jonson, ka deklaruar se Suedia dëshiron “marrëdhënie të mira” me Turqinë kur të përfundojë anëtarësimin e saj në NATO, transmeton Anadolu.

Komentet e ministrit Jonson erdhën gjatë një sesioni të Forumit të Sigurisë në Varshavë të Polonisë.

“Turqia është një aleat i rëndësishëm. Ne duam marrëdhënie të mira me Turqinë kur të bëhemi anëtarë. Ajo që mendoj se është e rëndësishme tani është që ne të hyjmë sa më parë. Kjo është, sigurisht, e rëndësishme për ne sepse ne nuk do të mbuloheshim nga Neni 5 dhe planifikimi i përbashkët i mbrojtjes së NATO-s”, tha Jonson.

Për sa i përket asaj që vendi i tij mund t’i ofrojë aleancës, ai theksoi rëndësinë e vendndodhjes gjeografike të Suedisë dhe tha se ato kanë aftësi të forta mbi dhe nën Detin Baltik.

“Ne kemi ekspertizë të mirë në rajonin e Arktikut, ku njëra gjë është të mbijetosh në rajonin e Arktikut, tjetra gjë është të luftosh, dhe ne kemi shumë përvojë në operim në rajonin e Arktikut”, tha ministri suedez.