Suedia e Kosovare Asllanit kualifikohet në finale të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”

Janë zhvilluar sot gjysmëfinalet në futbollin e femrave në Tokyo.

Suedia ka arritur të kualifikohet në finale të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.

Futbollistet suedeze mposhtën Kombëtaren e Australisë me rezultat 1-0, ndërsa golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Fridolona Rolfo në min e 46’.

Në këtë ndeshje 90 minuta luajti futbollistja nga Kosova, Kosovare Asllani që është njëra ndër protagonistet kryesore të Suedisë.Në finale suedezet do të përballen me Kandanë që mposhti SHBA-të 1-0.

Ndërsa për medaljen e bronztë do të luajnë SHBA-të dhe Australia.