Suedia rrit ndjeshëm moshën e pensionit

Suedia njoftoi sot do të rriste moshën e fillimit të pensionit nga 61 në 64 vjeç.

“Për të ruajtuar një nivel të mirë dhe të sigurtë të pensioneve, kohëzgjatja e moshës aktive të punës duhet të zgjatet”, u shpreh grupi i ngarkuar për pensionet, që bashkoi partitë e qeverisë (social-demokratët dhe të Gjelbrit) dhe të opozitës (konservatorët, liberalët, të qendrës dhe kristian-demokratët).

Kjo rritje, që do të bëhet në disa faza, do të hyjë plotësisht në fuqi deri në 2026.

Sistemi suedez njihet për fleksibilitet të lartë, pasi skemat specifike (mosha e nisjes së pensionit, shuma mesatare) janë të përcaktuara në nivel të marrëveshjeve kolektive të negociuara ndërmjet punëdhënësit dhe sindikatës.

Deri tani, suedezët mund të dilnin në pension duke nisur nga mosha 61 vjeç. Me reformën e njoftuar, ata mund të punojnë deri në 69 vjeç, kundrejt 67 vjeç që ishte deri më tani. Mesatarisht, sipas statistikave kombëtare, ata dalin aktualisht në pension në moshën 64,5 vjeç. /ATSH-AFP/