Sulm ajror nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës

Avionët luftarakë izraelitë kryen një sulm ajror ndaj një pozicioni që i përkiste Brigadës Izzeddin Al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, në Rripin e Gazës.

Në deklaratën me shkrim të bërë në llogarinë “Twitter” të ushtrisë izraelite, u përdor shprehja “aeroplanët goditën vendin e prodhimit të armëve që i përkiste Hamasit”.

Në deklaratë, u shpreh gjithashtu se sulmi u krye si kundërpërgjigje ndaj balonave djegëse të dërguara nga Gaza.

Hamasi nuk ka bërë ende një deklaratë në lidhje me këtë çështje. /trt