Sulm me bomba në Somali, të paktën 12 të vdekur

Në sulmin me bomba para hotelit ku qëndrojnë edhe qeveritarë në kryeqytetin Mogadishu të Somalisë, sipas të dhënave paraprake jetën e kanë humbur 12 persona ndërsa 25 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e policisë mësohet se para një hoteli që ndodhet në bulevardin Mekke-i Mukerreme të Mogadishut ku gjithashtu qëndrojnë edhe qeveritarë janë kryer sulme me dy autobomba.

Ekipet shëndetësore kanë bërë të ditur se në sulm jetën e kanë humbur 12 persona ndërsa 25 të tjerë janë plagosur ku në mesin e të plagosurve janë edhe 4 kameramanë punonjës të mediave të huaja.

Ndërkohë nga autoritetet zyrtare thuhet se ende nuk është dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me ngjarjen.

Gjithashtu në anën tjetër mësohet se organizata terroriste Al-Shabaab në një deklaratë në internet ka marrë përsipër autorësinë e sulmit.