Sulm me bombë në Irak, dhjetëra të vdekur e të plagosur

18 persona të vdekur e 40 të plagosur është bilanci i një shpërthimi të dyfishtë që ka ndodhur në një treg të kryeqendrës së Irakut, raporton agjencia e lajmeve AFP, transmeton lajmi.net.

Sipas një koloneli të policisë, numri i të vdekurve mund të rritet, pasi shpërthimi ka ndodhur në një vend ku ka frekuentim të madh të njerëzve.

Policia ka mbyllur komplet zonën, ndërsa ekipet mjekësore po bëjnë përpjekje për t’i shpëtuar të plagosurit.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësin e sulmit./Lajmi.net/