Sulm në xhami, viktima dhe të plagosur

Të paktën dy persona  janë vrarë dhe më shumë se 50 janë plagosur nga një bombardim në një xhami në qytetin lindor të Libisë, Bengazi.

Sipas burimeve mjekësore, viktimat ishin shkaktuar nga dy pajisje të dyshimta shpërthyese të improvizuara të cilat shpërthyen në xhaminë Saad Ben Obadah gjatë namazit të së premtes.

Zëdhënësi i sigurisë në Bengazi, Mutaz al-Mu’tri, tha se dy bomba ishin përdorur në sulmin.

Mjekët thanë për agjencinë e lajmeve Reuters se të paktën dy vetë u vranë. Pesëdhjetë e pesë të tjerë u plagosën në këtë sulm. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për masakrën. /MESAZHI/