Në veri të Afganistanit 21 persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të ndërmarrë nga militantët talebanë në zonën Aqcha të rajonit Jowzjan, raporton Anadolu Agency (AA).
Guvernatori i zonës Aqcha, Ghulam Sakhi Subhani, në një deklaratë për shtyp tha se militantët sulmuan kalanë Balahisar në qendër të Aqcha-s. Si pasojë e sulmit humbën jetën 20 punonjës të sigurisë dhe një civil si dhe u plagosën 5 policë.
Më tej Subhani theksoi se si pasojë e sulmit kalaja ka kaluar nën kontrollin e talebanëve dhe se militantët kanë marrë peng edhe pesë prej punonjësve të sigurisë.
Ndërsa në një deklaratë të bërë nga talebanët u pretendua se në sulm kanë humbur jetën 27 ushtarë.







