Sulm terrorist në Diyarbakir të Turqisë, dy të vdekur

Të paktën dy persona kanë humbur jetën në një sulm të kryer nga terroristët e PKK-së, duke aktivizuar një pajisje shpërthyese të vendosur në rrugën në provincën juglindore Diyarbakir, në kohën kur po kalonin automjetet ushtarake, raporton Anadolu Agency (AA).

Mësohet se kanë humbur jetën dy persona që punonin në transportin e makinave ushtarake nga Izmiri në Siirt.

Shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në rrugën e cila është mbyllur për qarkullimin.