Sulmet ajrore izraelite në Gaza të hënën shkaktuan viktima të shumta civile, mes tyre një grua shtatzënë me foshnjën e palindur dhe disa fëmijë. Sipas burimeve mjekësore të spitalit Al-Shifa, gruaja shtatzënë dhe një fëmijë tjetër humbën jetën kur një shtëpi pranë kampit të refugjatëve Al-Shati u godit. Dy djem u vranë në një sulm mbi një tendë të zhvendosurve në rrugën Al-Nasr, perëndim i qytetit.
Në jug të Gazës, një civil u vra dhe disa të tjerë u plagosën rëndë pas një sulmi në lagjen Al-Sabra, ndërsa në qendër të Gazës, spitali Al-Aqsa në Deir Al-Balah konfirmoi vrasjen e një burri dhe plagosjen e të tjerëve pas një goditjeje mbi civilë në shkollën Al-Mazraa.
Sipas të dhënave palestineze, që nga tetori 2023 agresioni izraelit ka shkaktuar mbi 63,500 të vrarë dhe mbi 160,000 të plagosur, ndërsa mijëra të tjerë vazhdojnë të jenë nën rrënoja. /mesazhi








