Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) ka pranuar se ka kryer sulmin terrorist të ndodhur mëngjesin e djeshëm në Ankara të Turqisë.
Kjo parti konsiderohet grup terrorist në Turqi, Bashkimin Europian, Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shpërthimi ndodhi jashtë Ministrisë së Brendshme turke. Autorët ishin 2 persona, të cilët mbërritën me makinë rreth orës 09:30 me orën lokale dhe ndërmorën sulmin duke plagosur dy oficerë policie.
Një prej autorëve u hodh vetë në erë përballë ndërtesës së Ministrisë, ndërsa tjetri u neutralizua nga policia. Shpërthimi në bulevardin Ataturk ndodhi vetëm pak orë përpara seancës parlamentare.

