Supë me pulë e qumësht

Përbërësit: 2-3 lugë vaj ulliri, 70 g gjalpë, 80 g miell, 1 thelb hudhër, ½ qepë e grirë imët, 1 karotë e vogël e prerë në kubikë, 1/2 spec i kuq i prerë imët, 1 degë e vogël selino e grirë imët, 200 g bizele kokërr të ngrira, 1 copë mish pule e zier, e prerë në copa të vogla, 500 ml lëng pule, 750 ml qumësht, lëng limoni i freskët, kripë, pak hudhër pluhur, piper i zi, pak trumzë.

Përgatitja: Në një tenxhere me pak vaj ulliri skuqim hudhrën, por jo të marrë ngjyrë, shtojmë karotat, selinon dhe specin dhe i përziejmë me lugë druri. Shtojmë gjalpin dhe kur ky të tretet shtojmë edhe miellin, të cilin e skuqim duke e përzier për 1 minutë. Shtojmë lëngun e pulës dhe kur të jetë përzier me miellin shtojmë qumështin. Shtojmë kripë, erzat, bizelet dhe mishin e pulës në kubikë. E lëmë tenxheren në zjarr derisa të shohim që lëngu është trashur dhe bizelet e karotat janë zbutur. E rregullojmë për kripë e piper, pak lëng limoni dhe e shërbejmë me feta buke të thekura më parë në furrë ose të skuqura në tigan me pak vaj ulliri.

Kjo recetë u përgatit nga Linda Fishta