Super ndeshje sot, Man City pret Tottenham

LONDON, ENGLAND - AUGUST 15: Jack Grealish of Manchester City is held back by Heung-Min Son of Tottenham Hotspur as he attempts to speak with Match Referee, Anthony Taylor during the Premier League match between Tottenham Hotspur and Manchester City at Tottenham Hotspur Stadium on August 15, 2021 in London, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Do të zhvillohet sot në Premier Ligë derbi ndërmjet Manchester Cityt dhe Tottenhamit, i vlefshëm për xhiron e 20-të në kampionatit anglez.

Të dy skuadrat kanë pësuar humbje në ndeshjet e fundit me Cityn që humbi derbin me Manchester United, ndërsa Tottenhami u mposht nga lideri i tabelës, Arsenali, përcjell lajmi.net.

City që momentalisht mban pozitën e dytë në tabelë me 39 pikë dhe me fitore eventuale do të mbanë gjallë shpresat për titull, kurse Tottenhami po lufton për një vend në Ligën e Kampionëve dhe momentalisht është i pesti me 33 pikë.

Ndeshja do të zhvillohet në “Etihad Stadium” me fillim nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Manchester City: Ederson; Walker, Stones, Akanji, Ake; De Bruyne, Rodri, Gundogan; Foden, Haaland, Grealish.

Tottenham: Lloris; Romero, Dier, Davies; Doherty, Hojbjerg, Bentancur, Perisic; Kulusevski, Kane, Son.