Sureja Jusuf ilaç i zemrave të dëshpëruara

Suretu Jusuf është një sure e cila përshkruan një histori shumë të bukur dhe shumë interesante. Nuk lind nevoja që në vetë ta lavdërojmë me fjalët tona ngase Perëndia e ka lavdëruar me fjalët e Tij, ku në fillim të kësaj sure Ai potencon mbi bukurin e kësaj sure të Kur’anit.

Ne me të shpallur të këtij Kur’ani po të rrëfejmë ty (Muhammed) më të bukurin rrëfim (12:3.)

Kjo është sureja e vetme që Muhamedit a.s. i shpallet e plot. Është historia e vetme që tregohet në detaje, në një sure të vetme.

Pse historia e Jusufit a.s. është quajtur si ,,historia më e bukur” në Kur’an?

Arsyet në këtë pyetje qëndrojnë në atë ngase ajo është historia e vetme që përmban dobitë, urtësitë, këshillat dhe udhëzimet që muslimanit i duhen në këtë botë dhe në tjetrën. Ajo nuk është historia më e bukur, vetëm në Kur’an por ajo është historia më e bukur që është treguar dhe ka ndodhur ndonjëherë.

Në këtë sure do të gjejmë të dhëna në fushën e ekonomisë, administrimit, planifikimit, biznesit, botën e ëndrrave, vlerat dhe moralet.

Ajo është historia më e bukur edhe për një element tjetër të rëndësishëm:po të shohim në fund historia mbyllet me lumturin dhe gëzimin e të gjithë personazheve të cilët do të I cekim në vazhdim.

Pas gjitha vuajtjeve Jusufi a.s. u bë ministër i financave dhe u kthye tek babai të cilin e humbi disa vite me radhë. Fundi i Jakubit ishte se pas 2o viteve u takua me të birin e tij dhe në të njëjtën kohë iu kthye edhe shikimi të cilin e kishte humbur duke qar nga pikëllimi që kishte humbur djalin e tij më të dashur Jusufin a.s.

Gruaja e Azizit u pendua dhe pranoi gabimin e saj për padrejtësinë që ja bëri Jusufit a.s. Po kështu u penduan edhe grat e qytetit. Edhe vëllezërit e Jusufit patën një përfundim të këndshëm .Ata e pranuan gabimin dhe thanë:

Ata thanë: “O babai ynë, lutu për neve të na falen mëkatet tona, se me të vërtetë ne kemi qenë fajtorë” (12:97)

Po kështu, një fund të mirë pati edhe bashkëvuajtësi i Jusufit në burg. Ai u bë shërbëtor i mbretit dhe besoi në Jusufin a.s. Të gjitha këto ngjarje dhe ndodhi tepër emocionuese e bëjnë që kjo të jetë historia më e bukur,ashtu siç e ka lavdëruar edhe All-llahu xh.sh ne fillim të kësaj sure.

Teksa lexojmë suren Jusuf në kur’an, gjejmë se çdo fjalë e saj, çdo urdhër çdo pjesë, na drejtohet neve. Gjej se ilaçi dhe shërimi i zemrave tona është në kur’an. Gjejmë dhe arrijmë të kuptojmë se problemet tona zgjidhen me an te këtij libri. Çdo problem qe e hasim sot ne jetën ton, e gjejmë te trajtuar ne suren Jusuf.

Kur’ani në tërësi është shërim dhe formula e duhur për zgjidhjen e problemeve.

Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim. (17:82.)

Nëse zemrën e ke të mbushur me urrejtje dhe smirë, ilaçin do e gjesh ne Kur’an. Nëse je i brengosur dhe i dëshpëruar, lexo sa me shumë Kur’an, nëse je i tensionuar dhe i depresionuar, lexo Kur’an. Nëse gjerat nuk te ecin ashtu si duhet lexo Kur’an, ngase Kur’ani është shërim për çdo sëmundje shpirtërore dhe zgjedhje për çdo problem. Nuk ka shërim më të mirë për sëmundjet shpirtërore se sa Kur’ani.

Thuaj: “Ai është për besimtarët udhëzues e shërues. (41:44)

Kur’ani është shërues dhe shpëtimtar nga problemet të cilat na rrethojnë ne jetën ton të përditshme, gjë të cilën All-llahu xh.sh. na i ka garantuar edhe ne ajetet të cilët përmendëm me lart.
Një ndër ata suret e Kur’anit të cilat na afrojnë zgjedhje te problemeve tona është suretu Jusuf. Suretu Jusuf është sureja e cila na i zgjidh problemet tona dhe që na i shëron sëmundjet tona. Prandaj lexoni suretu Jusuf që të freskoni shpirtrat dhe te zbutni zemrat tuaja.

Kur u shpall Sureja Jusuf?

Për ta kuptuar rëndësinë dhe vlerën e kësaj sure te Kur’anit është e domosdoshme që patjetër të dimë se kur dhe ku u shpall kjo sure e Kur’anit.

Suretu Jusuf ju shpall Muhamedit a.s. ne Meke dhe atë në vitin që njihet me emrin ,,Viti i pikllimit”. Njihet si viti i pikëllimit për arsye se në këtë vit Muhamedit a.s. i vdiq gruaja e tij Hadixhja r.a.i vdiq xhaxhai i tij që e kishte përkrahur vite me radhë. Vdekja e tyre bëri që keqtrajtimet dhe vuajtjet e tij të shtoheshin edhe më shumë.

Presionet për ta vrarë dhe për ta dëbuar nga Mekja u dyfishuan, problemet dhe kërcënimet filluan t’i shtoheshin edhe më shumë. Ngase humbi dy personalitetet më të shquar, që i jepnin përkrahje dhe që e mbronin nga çdo rrezik. All-llahu xh.sh. me rahmetin e Tij për t’ia zbutur brengat e tija dhe për të ja larguar pikëllimin që kishte pikërisht në këtë vit, i bëri davet që të shkon pranë Madhërisë së Tij, i bëri thirrje për miraxh, ndërsa për zgjidhje të problemeve të tija që kishte i shpalli suretu Jusuf.

Ngjarjet të cilat trajtohen ne suretu Jusuf janë të ngjashme me ato te Muhamedit a.s.
Jusufin e keqtrajtuan njerëzit e tij më të afërm,vëllezërit.

Po kështu Muhamedin a.s. e keqtrajtonin xhaxhallarët e tij. Për Jusufin a.s. thureshin komplote dhe intriga,e njëjta gjë po i ndodhte edhe Muhamedita.s. në Meke. Për Jusufin a.s. planifikohej që ta përzënë nga shtëpia dhe ta hedhin në pus, kurse për Muhamedin a.s. planifikohej që ta dëbonin nga Meka.
Gjithë këto vuajtje të Jusufit a,s, në fund u kurorëzuan me triumfin e tij,duke u bërë një nga njerëzit më të rëndësishëm të Egjiptit. Problemet të cilat i përjetonte Muhamedi a.s. ishin të ngjashme me ato të Jusufit a.s.
Kështu sureja Jusuf kishte për qëllim që të ngushëllonte Muhamedin a.s. për situatën në të cilën ndodhej. Këtë qëllim kjo sure e ruan edhe sot në ditët tona.
Kjo sure i ngushëllon dhe jep shpresa besimtarëve deri në Ditën e kiametit.

Thotë Abdullah Iben Mesudi: “Nuk ka një të mërzitur që e lexon Suren Jusuf dhe të mos i largohet mërzia”

Kjo sure është sureja e njerëzve të mërzitur dhe të dëshpëruar. Ajo është sureja e atyre që u është bërë padrejtësi. Ajo është sureja muslimanëve të sotëm, për të cilët thuren komplote të njëpasnjëshme. Ëshët sureja e atij që e ndien se rruga është e gjatë. Është sureja e atij që përjeton vetminë dhe braktisjen e të tjerëve. Për këtë Umer Iben Hattabi sa herë që e lexonte Suren Jusuf qante. Ai sigurisht e dinte fundin e bukur të kësaj historie,por prekej nga vështirësitë dhe problemet që Jusufi a.s. i kishte hasur gjatë jetës së tij.

Veçoritë e sures Jusuf

Srueja Jusuf ka shumë veçori dhe karakteristika që ne nuk mundemi t’i numërojmë të gjitha por do të cekim vetëm disa nga më të rëndësishmet që më së shumti do të u interesonte lexuesve të tan:
Veçori e kësaj sure të Kur’anit është,se sa ma shumë që ta lexosh aq më shumë ndien kënaqësi.
Nëse një film e shikon njëherë për së dyti nuk e shikon ngase fillon të bëhet monoton kurse me suren Jusuf ndodh e kundërta sa ma shumë që ta lexosh aq më shumë shtohet dëshira për ta lexuar dhe kur nuk behet monoton. Kjo është një karakteristik e kësaj sure të Kur’anit.

Sureja Jusuf përmban ndodhi të paparashikueshme,ndodhi të pazakonta. Shohim Jusufin a.s. të cilin babai i tij e donte shumë. Kjo bënë që ai të hidhet në pus. Hedhja në pus, padyshim që është diçka e keqe por rezultati I kësaj është se ai përfundon në pallatin e Azizit.
Pastaj ai burgoset,edhe kjo është një gjë e keqe por kjo bëni që Jusufi a.s. të bëhet i pari i Egjiptit.
Të gjithë ndodhitë e sures flasin për një gjë të vetme, mbështetjen në Zot.

Është Zoti Ai i cili planifikon dhe rregullon gjithçka. Njeriu mendon se një fatkeqësi që i ndodh është fundi dhe shkatërrimi i tij, ndërsa Zoti bënë të ndodh e kundërta. Këtë e bënë me qëllim që të mësoj se gjithçka është në dorë të Zotit dhe askush nuk mundë të dal kundër vullnetit të tij. Këtë e bënë me qëllim që ty o njeri t’i mbështetesh Zotit dhe ta lësh gjithçka në dorën e tij.

Teksa lexon historinë e kësaj sure të Kur’anit, arin të kuptosh se Jusufi a.s. në çdo vështirësi i mbështetet plotësisht Zotit.
Ajo që përfitojmë nga e gjithë a kjo është mbështetja në Zotin e Gjithëdijshëm. Nëse kërkon të mësosh si është mbështetja në Zot, lexo suren Jusuf.

Sprovat e Jusufit a.s.

Sureja Jusuf është e mbushur me sprova dhe vuajtje. Sprova e par me të cilën u përball Jusufi a.s. ishte vetëm 12 vjeç. Sprova e dt ishte ndarja nga familja. A mundë të e imagjinojmë dot se si mundë të ndihet një fëmijë i kësaj moshe të ndahet nga prindërit e tij.
Sprova e tretë ishte hedhja e tij në një pus të thellë. Sprova e katër ishte se ai u shit si skllav. Sprova e pestë është se ai u ekspozua ndaj joshjes seksuale të gruas së Azizit. Sprova e gjashtë është se ai u akuzua për nderin e tij dhe hyri në burg për këtë. Sprova tjetër është jetesa në luks dhe të mira materiale.
Një njeri i cili përballet me të gjitha këto vuajtje, atij gjithmonë do t’i rij ndërmend se si të hakmerret ndaj atyre që i bënë padrejtësi, por sprova me e vështir e tij ishte kur ai ua fali vëllezërve të tij për vuajtjet që ja shkaktuan dhe që u sollën padrejtësisht ndaj tij.

Sprovat me të cilat u përball Jusufi a.s. dhe qëndresa e tij, tregojnë për bardhësinë e zemrës dhe sinqeritetin e tij të patundur. Ajo që përfitojmë më shumë nga historia e Jusufit a.s. është durimi.
E gjithë kjo histori e Jusufit a.s. filloi me një ëndërr, të cilën ai e pa kur ishte i vogël.

Nga Shaban Ilazi /islamgjakova