Syzet anti-refleks mund të mos i mbrojnë sytë

Përdoruesit e shpeshtë të ekranit blejnë syze anti-refleks për të mbrojtur sytë e tyre, por sipas një studimi të ri, ata mund të jenë duke harxhuar kot paratë e tyre.

Rishikimi i ri i një hulumtimi sugjeron se syzet anti-refleks ndoshta nuk bëjnë asnjë ndryshim në tendosjen e syve, shëndetin e syve ose cilësinë e gjumit, të paktën në afat të shkurtër.

Dhe është ende e paqartë nëse këto syze iu mbrojnë nga dëmtimi i retinës, sepse hulumtimi nuk e përcaktoi këtë, sipas gjetjeve të publikuara në bazën e të dhënave Cochrane të Rishikimeve Sistematike.

“Ne zbuluam se mund të mos ketë avantazhe afatshkurtra me përdorimin e lenteve të syzeve anti-refleks për të reduktuar lodhjen vizuale të lidhur me përdorimin e kompjuterit, krahasuar me lentet jo anti-refleks me filtrim të dritës. Aktualisht është gjithashtu e paqartë nëse këto lente ndikojnë në cilësinë e shikimit ose rezultatet e lidhura me gjumin dhe nuk mund të nxirren përfundime për ndonjë efekt të mundshëm në shëndetin e retinës për një afat më të gjatë “, tha autorja Laura Do Wnie.

“Njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm për këto gjetje kur vendosin nëse do të blejnë këto syze,” shtoi Do Wnie në një njoftim për Cochrane.

Studiuesit në gjashtë vende të ndryshme të botës kanë kontrolluar 17 raste. Studiesit morën nga pesë persona në 156 për studim. Kohëzgjatja e studimit varionte nga një ditë në pesë javë, raporton Upi.