Takimi Erdogan- Biden, Ankaraja optimiste

Turqia është optimiste për takimin e presidentit turk Erdogan dhe presidentit amerikan Biden gjatë samitit të NATO-s javën e ardhshme, sipas një deklaratë të ministrit të jashtëm Mevlut Cavusoglu, duke e cilësuar takimin “kritik”.

Biden dhe Erdogan do të takohen për herë të parë ballë për ballë, që kur presidenti mori detyrën 5 muaj më parë. Të dy presidentët pritën të diskutojnë rreth çështjeve në Mesdhe, Siri, Afganistan, “ndryshime të mëdha” që ekzistojnë midis Washingtonit dhe Ankarasë, tha këshilltari i sigurimit kombëtar të SHBA-së, Jake Sullivan.

Në një intervistë me TRT, Cavousoglu tha që është ende herët për Turqinë dhe Shtetet e Bashkuara të ndërtojnë një marrëdhënie bashkëpunuese, për arsye se kanë diferenca të shumta për një sërë çështjesh.

Ai gjithashtu shtoi se të dyja palët duhet të marrin masa për të ulur tensionet dhe për të përmirësuar marrëdhëniet. /abcnews