Tankeri përplaset me një vilë në Bosfor

Një tanker është përplasur me një vilë në bregun nën urën e Fatih Sultan Mehmetit në Bosfor, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të para, tankeri që po udhëtonte përmes Bosforit goditi një nga vilat e ndërtuara pranë bregut.

Ekipet e emergjencës kanë dalë në teren, ndërsa më shumë informacione do të ketë gjatë ditës.