Të dhënat e para, sa shqiptarë kanë votuar deri në orën 18:00

Orari zyrtar i votimeve të 30 qershorit ka përfunduar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporton se deri në orën 18:00, një orë para përfundimit të orarit zyrtar të votimit, kanë shkuar në kutitë e votimit rreth 671 mijë e 255 shqiptarë, ose 19.4% e popullsisë me të drejtë vote.Mbetet ende për t’u konfirmuar shifra zyrtare nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa tashmë materialet zgjedhore kanë nisur të shkojnë drejt vendeve të numërimit.

Në disa qendra votimi procesi është mbyllura para kohe, me argumentin se nuk ka patur votues, ndërsa në disa zona të tjera është kërkuar shtyrja e kohës zyrtare, ashtu siç edhe denoncoi kryetari i KQZ-së Klement Zguri, i cili tha se në Sarandë socialistët kanë kërkuar në shkelje me ligjin një zgjatje të afatit të votimit.