Të qenit muslimanë evropianë apo të qenit muslimanë në Evropë

‘Jo rastësisht jam ftuar të ligjëroj rreth kësaj teme. Para 15 vitesh kur shkrova librin tim të parë ‘të qenit muslimanë evropianë’ mora disa reagime nga disa shokë të mi muslimanë të cilët me sugjeruan se duhej shkruar ‘të qenit muslimanë në evropë’. Jo, u thashë, unë jam evropian me kulturë, musliman me fe, kështu që jam një musliman evropian. Pra nuk është të jesh një musliman diku tjetër. Këtu është vendlindja dhe vendbanimi im, kjo është vendlindja juaj dhe vendlindja jonë.
… Megjithatë, nëse shikoni çfarë po shfaqet në medie kryesore tani, në tv kanalet anekënd botës e sidomos në evropë, do të shohim se raportimet rreth islamit dhe muslimanëve janë krejtësisht negative. Ne po përballemi me këtë perceptim negativ për çdo ditë. Para se të arrija këtu po lexoja një artikull në gazetën e njohur britanike ‘The Times’ ku thuhej se ‘problemi nuk është me vetëm me muslimanët radikalë por me vet islamin, sepse muslimanët radikalë, në fakt, po pasojnë mesazhin e vërtetë të islamit’. Ju e dini se ne evropë ne kemi mjaft parti të së djathtës ekstreme që këtë lloj fjalimesh tashmë e kanë bërë normal në evropë.
…Ndaj muslimanët para vetes kanë vetëm dy opsione: ‘të dorëzohen dhe ta luajnë rolin e viktimës duke u arsyetuar se ata nuk po e donë islamin dhe muslimanët dhe të mbyllën në vete duke u larguar nga shoqëria. Pa asnjë dyshim, ky është veprimi më i gabueshëm që mund të ndodhë, të djathtat ekstreme pikërisht këtë po duan.
Pra, muslimanët duhet ta kundërshtojnë mentalitetin e viktimës. Nuk është çështja i pëlqen apo nuk i pëlqen dikujt, në pyetje janë të drejtat, mirëkuptimi dhe respekti i vetes. Ne duhet të ngrihemi e ti marrim përgjegjësit tona qytetare si muslimanë dhe të themi: ‘shiko, ne nuk mund të pranojmë që ju të na sulmoni dhe të përgjigjeni vet në emër tonë, dhe kështu të promovoni një racizëm të ri. Është koha të jetojmë së bashku, ta respektojmë dhe ta njohim-njeri tjetrin.
‘…Vet Zoti e bëri dallueshmërinë (diversitetin), ndaj e vetmja mënyrë për të njohur diversitetin është njohja dhe respekti reciprok. Diversiteti është koncept më i gjerë sesa toleranca. Ju mund ta toleroni dikë pa e njohur fare, por ju nuk mund të më respektoni duke me injoruar, sepse respekti buron nga njohja reciproke, ndaj ngrihuni tek ai nivel më i lartë i njohjes reciproke ashtu që të fitoni respekt të ndërsjellë .
Kjo është arsyeja pse ne kemi rol për të luajtur, pra, mesazhi ynë është universal dhe ne gjejmë vlera të përbashkëta universale me krishterimin, hebraizmin, ateizmin dhe me shoqëritë sekulare. Këto janë vlerat tona.
…. Me pak fjalë, kjo çfarë ju po bëni duke ftuar politikanë dhe shoqëri civile është mjaft e nevojshme. Neve na duhet komunikimi . Siç e dini në këtë kohë globalizmi ne kemi shumë informata por nuk kemi komunikim. Për një periudhë të shkurtër ne pranojmë shumë informacione por nuk komunikojmë. Ne nuk kalojmë aspak kohë duke komunikuar, ne nuk ulemi me njerëzit për tu shpjeguar. Si mund të shpresoni se austriakët do ta ndryshojnë mendjen e tyre rreth islamit nëse muslimanët janë tërësisht të padukshëm dhe nuk flasin. Si është e mundur të ju kuptojnë kur ju nuk e bëni veten të qartë e të kuptueshëm. Ndaj mendoj që muslimanët tani duhet të komunikojnë më shumë, duhet të flasin. Siç thashë me vetëbesim në vlerat e tyre dhe po ashtu vetëkritik ndaj disa sjelljeve të muslimanëve që nuk kanë të bëjnë asgjë me islamin.
… Bëhuni njerëz me vetëbesim dhe kontribuues, mendoni jashtë kutisë suaj, flisni me politikanët, punonjësit social, dhe secilin njeri të vullnetit të mirë në këtë shoqëri, thoni se e ardhmja jonë e përbashkët është shpresa jonë e përbashkët, kjo është një ‘ne’ e re. Ne kemi nevojë të ndërtojmë një ‘ne’ të re. Ju si austriak, unë si austriak, me bagazhin tonë intelektual, me fetë tona, ta ndërtojmë këtë ‘ne’ të re në emër të së ardhmes sonë të përbashkët. Jo ‘ne’ kundër atyre, por ‘ne’ të gjithë së bashku në emër të një kauze të përbashkët.
‘Ne’, së bashku, për drejtësi, ne, së bashku, kundër racizmit, ndaj le të veprojmë në këtë mënyrë. Dhe me lejoni të ju them edhe këtë se ky është një mesazh islam. Dhe nuk do të jetë lehtë, jo nuk do të jetë i lehtë.
Ju tashmë përballeni me njerëz që kanë ndërtuar agjendat e tyre politike duke thënë ‘ata’, duke aluduar në juve, duke folur gjithmonë se ‘ata’ janë kërcënimi, ‘ata’ janë rreziku. Bëhu pjesë e shoqërisë, refuzo këtë lloj fjalimi. E vetmja mënyrë për të refuzuar këtë orientim bisedash është jo duke e margjinalizuar veten e duke mbetur anash, ata pikërisht këtë gjë po dëshirojnë, që ti të heshtësh e të mbetesh i anashkaluar. Kthehu në qendër të vëmendjes, bëhu pjesë aktive e shoqërisë dhe duke qenë në qendër të vëmendjes tregoju atyre se ti nuk do të pranosh që ata të të margjinalizojnë dhe të lënë anash. Ky është mesazhi islam, ky është mesazhi i muslimanëve evropian dhe inshaallah ky është edhe mesazhi i juaj’. We salam alaikum (paqja qoftë me ju).

Shkëputje nga fjalimi i prof. Dr. Tariq Ramadan, profesor i studimeve Islame në universitetin Oxford, fjalim i mbajtur në Austri me titull: ‘Të qenit muslimanë evropianë apo të qenit muslimanë në evropë’ (Being european muslims or being muslims in europe).