Ballina Lajmet Kosovë Të shtëna me armë zjarri në “Bregun e Diellit” në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në “Bregun e Diellit” në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se nga ky rast nuk ka persona të lënduar.

Ndërkohë, njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes tha Ahemti, derisa shtoi se edhe hetimet për këtë rast tashmë kanë filluar.

“Rreth orës 17:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka deklaruar Flora Ahmeti.