Teknika jo shumë të njohura akupresure për reduktimin e dhimbjes së veshit, syve dhe kokës

Edhe pse nuk është vërtetuar ende se si funksionon akupresura, ka disa prova që sugjerojnë se kur kryhet siç duhet, mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes dhe tensionit rreth trupit. Aktivizimi i pikave të presionit të veshit mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të zhurmave në vesh, dhimbjet e kokës, dhimbjet e veshit dhe më shumë.

Akupresura është një lloj mjekësie alternative ose plotësuese. Ajo ka luajtur një rol jetik në mjekësinë tradicionale kineze për mijëra vjet.

Teknika kryesore e terapive të akupresurës përfshin presionin me gishta në pika të caktuara të trupit. Presioni i aplikuar i dërgon një sinjal trupit që të fillojë të shërohet vetë.

Shumë besojnë se, nëse aplikohet rregullisht dhe në zonat e duhura, akupresura mund të ndihmojë në trajtimin e simptomave që lidhen me veshët, por jo vetëm.

Më poshtë janë pikat e akupresurës që mund të ndihmojnë një person të gjejë lehtësim për problemet e lidhura me veshët dhe kokën.

Maja e veshit

Maja e veshit është një pikë presioni që përdoret për të trajtuar një sërë simptomash. Është në qendrën e sipërme të veshit, i quajtur edhe kulmi.

Sipas një studimi, aplikimi i presionit në pika të ndryshme të presionit të veshit, të cilat janë mbi dhe rreth veshit, mund të ketë rezultate specifike terapeutike.

Shumë besojnë se stimulimi i pikës së presionit të majës së veshit mund të luajë një rol në zbutjen e migrenës dhe të ndihmojë me dhimbjet e veshit dhe dhimbjet e kokës nga tensioni.

Kurora e kokës

Pika e akupresurës e vendosur në kurorën e kokës, në përputhje me majat e veshëve, njihet gjithashtu si një teknikë efektive për dhimbjet e kokës dhe të veshit, sidomos në persona që vuajnë nga zhurmat në vesh.

Hapësira ​​midis gishtit tregues dhe gishtit të madh

Kjo zonë është një pikë akupresure e vendosur në lëkurë midis gishtit tregues dhe gishtit të madh. Kjo pikë presioni mund të ndihmojë në zbutjen e dhimbjes në pjesë të ndryshme të trupit.

Fërkoni tëmthat e kokës

Ushtrimi i presionit në tëmthat e kokës është gjithashtu një praktikë mund të ndihmojë në zbutjen e dhimbjeve të veshit dhe kokës.

Fërkoni për disa minuta qendrën e ballit

Në qendër të ballit, pak mbi urën e hundës dhe midis syve, është një pikë e njohur si syri i tretë. Aktivizimi i kësaj pike presioni mund të ndihmojë në zbutjen e dhimbjes në kokë, sy dhe veshë.

Fërkoni fundin e veshit

Pika e presionit e vendosur pak prapa llapës së veshit, (aty ku zakonisht bëhet shpimi i veshëve) mund të ndihmojë me reduktimin e zhurmave në vesh, dhimbjet e veshit dhe dhimbjet e kokës./ Medicial News Today