Teknologjia e komunikimit satelitor të Samsung ofron më shumë sesa ajo e Apple

5G NTN është në përputhje me standardet e Gjeneratës së Tretë të Projektit të Partneritetit (3GPP Release 17) që do të thotë se funksionon edhe me shërbimet tradicionale të komunikimit.

Kishte spekulime se Samsung mund të përdorte teknologjinë e komunikimit satelitor në Galaxy S23 njëlloj siç bëri Apple me iPhone, por ajo nuk ndodhi.

Tashmë kompania ka prezantuar një modem të ri 5G NTN (non-terrestrial network) i cili do të mundësojë komunikimin mes smartfonëve dhe satelitëve. teknologjia do të lejojë përdoruesit të dërgojnë dhe pranojnë telefonata, mesazhe me tekst dhe internet pa pasur nevojë për një rrjet celular ndërsa kjo teknologji do të integrohet në çipet e ardhshme Exynos të Samsung.

5G NTN është në përputhje me standardet e Gjeneratës së Tretë të Projektit të Partneritetit (3GPP Release 17) që do të thotë se funksionon edhe me shërbimet tradicionale të komunikimit.

Samsung la të kuptohej se teknologjia mund të përdoret për të transmetuar foto të cilësisë së lartë e madje edhe video përveç mesazheve dhe thirrjeve. Teknologjinë e simuloi duke përdorur platformën Exynos Modem 5300 duke parashikuar me saktësi vendndodhjen e satelitëve dhe minimizuar diferencat në frekuencë.

Kjo do ti hapë rrugë rrjeteve hibride NTN duke i paraprirë 6G. Në CES 2023, Qualcomm, prodhuesi i çipeve për smartfonëve përfshirë Galaxy S23, prezantoi Snapdragon Satellite, një teknologji që do të lejojnë smartfonët të dërgojnë mesazhe edhe kur mungon sinjali celular.

Do të funksionojë me Snapdragon 8 Gen 2 dhe modemin X70. Duke qenë se Samsung ka të dy çipet, u mendua se pajisja mund të ofronte komunikim satelitorë për të konkurruar me iPhone 14.

Por TM Roh i Samsung tha se Galaxy S23 nuk ishte momenti i duhur për linçimin e kësaj teknologjia e cila është ende e kufizuar. /PCWorld Albanian