Mëngjesin e së hënës në shtëpinë e Ismet Zekës, në lagjen ‘Dardania’ të Gjilanit, kishin zbarkuar njësitet policore, të shoqëruar nga Përmbaruesit Privatë, për të biseduar me Zekën 67 vjeç, rreth një kredie që ky i fundit e kishte marrë në njërën nga bankat që veprojnë në Kosovë.
Por, derisa policia e Përmbaruesit ishin në oborrin e Zekës, ai për një moment ishte shmangur në një nga pjesët e shtëpisë së tij dhe me një plumb i kishte marrë jetën vetes. Express, ju sjell detaje nga ky rast
Ismet Zeka, 67 vjeçar nga qyteti i Gjilanit në mëngjesin e djeshëm i mori jetën vetes me një armë zjarri në katin e dytë të shtëpisë së tij. Ai këtë veprim e bëri derisa në oborr i kishin shkuar njësitet policore, të cilat ishin duke i asistuar Përmbaruesit Privatë. Zeka, siç duket, kishte pasur një kredi në njërën nga bankat që veprojnë në Kosovë në emër të firmës së tij ku ishte përfaqësues.








